LDK-ja thotë se Thaçi e kërkoi takimin me Mustafën, për ta informuar për vizitën me amerikanët

Aktuale

LDK-ja thotë se Thaçi e kërkoi takimin me Mustafën, për ta informuar për vizitën me amerikanët

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 21:44
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

(E plotësuar) -  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sonte ka qëndruar në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, të cilin e ka informuar rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA-së.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa i cili ka thënë se takimi është zhvilluar me kërkesë të presidentit Thaçi.

“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, thuhet në njoftimin e Mustafës.

Thaçi viziton Isa Mustafën sonte në orët e vona

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij.

Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës, ka mësuar media, nga burime të besueshme të saj.

Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA'së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk dihet arsyeja e vizitës së Thaçit te Mustafa.

Presidenti i vendit në të kaluarën e ka vizituar Mustafën në shtëpinë e tij, kur ai ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte qëndruar për shërim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat