Nesër, 21 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë

Aktuale

Nesër, 21 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 21:50
Fotografitë gjatë luftës në Kosovë

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Edhe pas më shumë se dy dekadave, shteti i Serbisë nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat