Gecaj: Secili politikan që e kundërshton Amerikën nuk ka të ardhme

Aktuale

Gecaj: Secili politikan që e kundërshton Amerikën nuk ka të ardhme

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:03
Bajram Gecaj

Ish-këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj, i ftuar në emisionin Frontal në T7, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, dhe refuzimin që kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, po i bën kërkesës së përsëritur të SHBA’së për heqje të taksës.

Ai ka thënë se më i rëndësishëm se fati i çdo individi në politikën kosovare, është raporti dhe miqësia e Kosovës me SHBA-në.

Duke komentuar refuzimin që Haradinaj po i bën heqjes.

Krejt këtë punë sipas tij, Ramush Haradinaj po e bën për ta larë veten, pasi i njëjti ka hequr dorë me vetëdije nga dialogu me Serbinë, dhe tashmë po i bën gjithë këto veprime për të penguar një proces të udhëhequr nga Hashim Thaçi e që sipas tij është i rrezikshëm.

Sot në Kosovë është duke qëndruar edhe një delegacion i rëndëishëm i Shtëpisë së Bardhe, të cilët janë duke zhvilluar takime me krerët e shtetit.

Taksa dhe dialogu me Serbinë, është thënë që do të jenë temat të cilat do të diskutohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat