McAllister: Thaçi dhe Vuçiq e quan dialogun në një nivel të ri

Aktuale

McAllister: Thaçi dhe Vuçiq e quan dialogun në një nivel të ri

Nga: F.B Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:17
David McAllister

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbi David McAllister ka deklaruar për “Radio Evropa e Lirë” se vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është çelësi, por nga Prishtina ende nuk përgjigje të dëshiruar, transmeton “Bota Sot”

Në lidhje me idenë e caktimit të kufijve ai ka thënë:  BE ka njohuri për debatin rreth caktimit të kufijve dhe ndryshimit të tyre si zgjidhje për çështjen e Kosovës, por Unioni nuk është i kyçur në të.

McAllister që është në vizitë 4 ditore në rajon, pas Serbisë do të qëndrojë  edhe në Kosovë, nuk mendon se zgjedhjet që mbahen në maj ndikojnë në dialogun Prishtinë-Beograd. 

Ai e ka quajtur krucial dialogun. "Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç. BE tash sa vjet po ndërmjetëson këtë dialog, që dy palët të ulen në tavolinë dhe të arrijnë marrëveshje obliguese të pranueshme nda të dy palët. Ka shumë obligime që duhen përmbushur, nga ana tjetër iu ofrohet mundësia të praktikojnë të drejtat e tyre, në mënyrë që të trazojnë rrugën e integrimit për Kosovën dhe Serbinë", tha Mekalister. 

"Lidhur me debatin për shkëmbim të territorit, ne si parlament evropian me shumicë kemi miratuar pozitën dhe ka formulime të njëjta me raportin tim për Serbi dhe kolegut Sholts për Kosovë –se jemi në dijeni për debatin dhe çdo zgjidhje që arrihet me marrëveshje dhe kontribuon në stabilitetin rajonal duhet të jetë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare", ka thënë Mekalister. 

Sipas tij në këtë debat BE nuk është e kyçur, ajo është e fokusuar në dialogun në Bruksel dhe fton autoritetet në Kosovë të tërheqin vendimin për taksat ndaj mallrave serbe, por si tha Mekalister "aktualisht BE nuk ka përgjigje në të cilën shpreson". 

"SHBA dhe vendet e BE, të gjithë ishin të qartë se taksat shkelin marrëveshjen CEFTA dhe janë në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asocimit ndërmjet BE dhe Kosovës", ka thënë raportuesi. 

Sipas tij presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë sjell dialogun në një nivel të ri dhe të dy palët duhet të përmbushin obligimet. 

"Përfaqësuesja e lartë e BE Federika Mogerini është e gatshme të organizojë dialogun në nivelin më të lartë. Besoj se duhet të shfrytëzojmë momentin dhe të vazhdojmë tutje, por tash për tash nuk shkojmë askund për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës kundër partnerëve të vetë nga Evropa dhe ShBA", përfundoi Mekalister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat