Një i dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit po merret në pyetje në Polici

Aktuale

Një i dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit po merret në pyetje në Polici

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 09:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit nga Prishtina, Policia është duke e intervistuar një person. Ende nuk dihet nëse ai është vetëdorëzuar apo është kapur nga Policia.

Prishtina u trondit dje nga një vrasje që ndodhi në pikë të ditës. Babai I tre fëmijëve, Abid Jashari mbeti i vrarë nga plumbat që u shkrepën ndaj tij derisa po voziste veturën.

Media merr vesh se si të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit, Policia aktualisht është duke e intervistuar një person. Ende nuk dihet nëse ai është vetëdorëzuar apo është kapur nga Policia.

“Një person i dyshuar lidhur me vrasjen e djeshme në Prishtinë momentalisht ndodhet në stacionin e policisë duke dhënë deklaratë, nuk dihet nëse ai është vetëdorëzuar apo është kapur nga policia, ka thënë një burim i besueshëm brenda Policisë. Për pak policia pritet të dalë me një njoftim për media

E në media u raportua se shkak i vrasjes ishte një konflikt që e kishte pasur viktima me familjen e gruas së tij, dhe se dyshohet se familjarët e saj e kanë kryer këtë vrasje.

Ndërkohë, vrasja e Abid Jasharajt është rasti i tretë i vrasjes në Kosovë brenda këtij viti. Vrasja e parë në vitin 2019 ka ndodhur më 1 janar, në një familje nga komuna e Gjilanit.

Dyshohet se burri ka vrarë aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri.

Policia tha se burri J. J. (1956) pas ndërrimit të moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë dhe nga pakujdesia ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij, tani të ndjerë Z.J. (1956). 

Vrasja e dytë ndodhi javën që e lamë pas, ku mbeti i vrarë Mentor Aliu nga Ferizaji. Dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ishte një hakmarrje e vjetër mes familjes së tij dhe të dorasit.

Sidoqoftë, gjatë vitit 2018, vendi ynë është tronditur jo pak nga krimet e rënda. Përmes armës së zjarrit (shpeshherë pa leje), armëve të ftohta e mjeteve të forta u privuan nga jeta burra, gra, fëmijë e të porsalindur. Janë gjithsej 35 persona që u bënë pjesë e statistikave në listat e të vrarëve nga dora e njeriut.

Në 32 raste të vrasjeve të raportuara në Policinë e Kosovës, jetën e humbën 35 persona. 29 femra dhe 6 meshkuj, thuhet në statistikat e Policisë. Nëntë vrasje janë të regjistruara në rajonin e Prishtinës, shtatë në Gjakovë, gjashtë në Pejë. Në Prizren, Ferizaj e Gjilan nga tri vrasje dhe një në Mitrovicën Veriore./Express

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat