Kuvendi mbanë një minutë heshtje për të rënët e luftës në Likoshan dhe Qirez

Aktuale

Kuvendi mbanë një minutë heshtje për të rënët e luftës në Likoshan dhe Qirez

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:05
Kuvendi i Kosoves

Deputetët e Kuvendit kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave në betejën e Likoshanit dhe Qirezit, ku sot po shënohet përvjetori.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar nga kryeparlamentari që të mbahet një minutë heshtje për t’i nderuar të rënët e këtyre fshatrave të Drenicës.

Më pas, Veseli ka kërkuar një minut heshtje nga deputetët.

Sot janë bërë 21 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te gjashtë lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat