Veseli: Jam në një pozicion të rëndë nga disa fyerje

Aktuale

Veseli: Jam në një pozicion të rëndë nga disa fyerje

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:41
Kadri Veseli

Sërish ka ndodhur një përplasje në mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht Hajdar Beqa lexoi raportin për rregulloren e Kuvendit. Pastaj ka reaguar deputetja Haxhiu, si kryetare e komisionit për legjislacion, duke thënë se po përpiqet t’ia mëson disa rregulla. Ajo sqaroi se në momentin që është bërë rregullorja ka qenë qershori, dhe pas bojkotit nga opozita, është autorizuar Hajdar Beqen. Megjithatë, tha se tash ka rrethana tjera.

Haxhiu: A po e sheh që unë jam këtu

“Tash janë rrethana të reja, a po e sheh që unë jam këtu dhe nëse unë jam këtu t’i nuk mundësh as nuk ke të drejt ta anashkalosh kryetaren e komisionit të legjislacionit”, ka thënë ajo.

Ajo disa herë reagoi duke i thënë Veselit që nuk ka të drejt t’ia ndal fjalën.

Kurse, Veseli tha se është në hallë të madh.

Veseli: Jam në një pozicion të rëndë nga disa fyerje

“Shpesh herë me të tregu të drejtën jam në një pozicion të rëndë nga disa fyerje të cilat nga një herë gjinia mashkullore mundet por duhet me pas pak kulturë, edhe mashkullorja edhe femërorja kur fyen në mënyrë të paprecedent si pak më herët...kjo sjellje e pa skrupull dhe e pa dinjitetshme në rrethana kur ka edhe nënshkrim. Unë e kam një dokument të nënshkruar nga Albulena Haxhiu e cila autorizon Hajdare Beqen për ta lexuar këtë raport“, tha ai.

Kjo pikë kaloi pasi nuk ishin prezent dy të tretat e deputetëve. Gjithashtu, për shkak të mungesës së listës serbe nuk u shqyrtua as projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat