Kosova dhe Turqia me marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e të dhënave personale

Aktuale

Kosova dhe Turqia me marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e të dhënave personale

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:36
Kosova dhe Turqia me marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen e të dhënave personale

Kosova është vendi i parë, me të cilin Turqia, përmes autoritetit të saj përkatës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Marrëveshja u nënshkrua sot nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Bujar Sadiku dhe presidentit të Autoritetit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Turqisë Faruk Bilir, e cila çon në dhjetë numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ASHMDHP me autoritetet të shteteve tjera.

Sipas marrëveshjes, palët nënshkruese janë deklaruar se bashkëpunimi reciprok do të zhvillohet, mes tjerash, rreth shkëmbimit të ekspertizës për qëllime të zhvillimit profesional bashkëpunimit në trajnime profesionale, në çështjet e akreditimit sipas standardeve evropiane, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat