Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale,  Armand Shkullakun

Aktuale

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale,  Armand Shkullakun

Nga: Z.B Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 17:51
Hashim Thaçi dhe Armand Shkullaku

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook,ka bërë të ditur se ka dekoruar me   Medalje Presidenciale gazetarin Armand Shkullaku, përcjell “Bota sot”

Ai ka shkruar se, Armand Shkullaku që nga vitet e 90-ta ka dhënë kontribut të pareshtur në ngritjen e cilësisë dhe modernizimin e gazetarisë në vendet tona.

Postimi i plotë:


Me Medalje Presidenciale, sot e dekorova edhe një prej gazetarëve më të shquar në Kosovë dhe Shqipëri. Me zell dhe profesionalizëm, me kritikë dhe analizë, Armand Shkullaku që nga vitet e 90-ta ka dhënë kontribut të pareshtur në ngritjen e cilësisë dhe modernizimin e gazetarisë në vendet tona. Gjurmë të pashlyeshme, ai kanë lënë edhe në Kosovë, ku me ide dhe përkushtim kontribuoi shumë në afrimin e vazhdueshëm të shqiptarëve përtej kufijve. HTH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat