“Çka do të bënte Haradinaj pa taksën, a kishte një plan rezervë?!”

Aktuale

“Çka do të bënte Haradinaj pa taksën, a kishte një plan rezervë?!”

Nga: A.ZH Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 19:58
Ramush Haradinaj

Petrit Zogaj, përfaqësues i shoqërisë civile në Kosovë, ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe, ishte një vendim qesharak nga propozuesit e saj.

Ai në një postim në Facebook, ka pyetur se nëse nuk do të ishte taksa, me çka do ta mbronte kryeministri Ramush Haradinaj, Kosovën nga një marrëveshje e pafavorshme.

Sipas Zogajt, taksa nuk ishte veprim i menduar e strategjik, por ka ardhur si ide ad-hoc, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se ekonomikisht, Kosova përmes taksës nuk po i shkakton kurrfarë dëmi Serbisë, por sipas tij, po i jepet armë për ta konsoliduar raportin me shtetet tona partnere.

Reagimi i plotë i Zogajt:

Taksa ka qene vendim qesharak prej propozuesve e deri tek besimtaret e saj tash. Nese taksa po e mbrone Kosoven nga nje marreveshje e demshme, po sikur te mos ishte kjo takse, me cka Haradinaj do ta mbronte Kosoven nga nje marreveshje e pafavorshme? Sepse sic e dime, taksa ka ardhe si ide ad-hoc, e jo veprim i menduar e strategjik. Pra, cka do te bente Haradinaj pa taksen, a kishte nje plan rezerve? Cila ka qene qasja strategjike e Haradinaj per Kosoven dhe dialogun e Brukselit? Konference nderkombetare? A eshte dikush qe dine me e shpjegu nje pozicion te qeverise Haradinaj, pa taksen ne tavoline, si mbrohet Kosova dhe si dilet fitues nga dialogu?

Nderkohe qe, mos te harrojme, eksportet serbe ne Kosove jane vetem 3% e eksporteve te ketij shteti. Pra, ekonomikisht, kurrfare demi te madhe nuk po i shkaktojme Serbise, a po, po i japim arme te forte per ta konsolidu raportin me shtetet tona partnere, duke u demtu ne si Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat