Priten arrestime tjera për rastin në Drenas

Aktuale

Priten arrestime tjera për rastin në Drenas

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:11
Vajza nga Drenasi

Kërkohet paraburgim për Gazmend Halilajn. Priten arrestime tjera në lidhje me rastin e Drenasit
Janë bërë afër një muaj që kur doli në pah, rasti i keqpërdorimi seksual të një vajze në Drenas.

E që atëherë janë 4 persona në listën e të dyshuarve.

Tre nga ta zyrtari policor, profesor e avokati po mbahen në paraburgim, ndërsa mjeku që dyshohet se është i përfshirë është në arrest shtëpiak.

Por, duket se lista e të dyshuarve nuk do të ngelet me kaq.

Burime të Televizionit 7 brenda Prokurorisë Themelore, kanë konfirmuar se janë duke hetuar edhe persona të tjerë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të dyshuar, janë edhe të afërm të së dëmtuarës të cilët po hetohen.

Madje, telefonat e tyre tashmë janë në prokurori.Ndërkohë, zyrtarisht i fundit që iu shtua listës së të dyshuarve është avokati Gazmend Halilaj, i cili u arrestua të mërkurën dhe iu caktua masa e ndalimit për 48 orë mbi dyshimin për tri vepra penale.

I dyshuari me inicialet G.H u arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”- neni 422, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin”- neni 239 dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale” nga neni 395 i Kodit Penale të Kosovës.

Ndërsa, arrestimin e Halilajt e konsideron të padrejtë, përfaqësuesi ligjor i tij, Arbër Fazliu.

“Nuk qëndrojnë këto pretendime.. sepse edhe vetë e mitura ka deklaruar se Gazmend Halilajn e ka pasur si vëlla…”.

Fazliu thotë se i ka parë edhe deklaratat e të dëmtuarës që i ka bërë në prokurori.

Ndërkohë ai nuk është përgjigjur nëse klienti i tij ka qenë në dijeni për raportin e të miturës me rreshterin dhe abortin që ajo kreu më vonë.

“Gjithçka që ka qenë në dijeni Gazmend Halilaj e ka raportu..”

Gjatë së premtes pritet që prokuroria të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për avokatin Gazmend Halilajn.

“Nesër pritet kërkesë për paraburgim, do të ankimojnë”.

Prokuroria së fundmi ka marrë vendim për ndërprerjen e komunikimit me media të prokurorit të rastit dhe personave tjerë të përfshirë në rast.

Edhe të dëmtuarës i është caktuar një ndalesë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat