Kelmendi tallet me veprimet e Haradinajt: Shqiptarët janë pro-taksës sepse po tuten që i rreh Ramushi

Aktuale

Kelmendi tallet me veprimet e Haradinajt: Shqiptarët janë pro-taksës sepse po tuten që i rreh Ramushi

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:22
Adriatik Kelmendi

Gazetari dhe moderatori i njohur Adriatik Kelmendi, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me çështjen e taksës dhe presioneve të shtuara nga ShBA-të.

Ai ka thënë se “nëse Albini [Kurti], Isa [Mustafa] ose Hashimi [Thaçi] do të ishin kaq kundërshtues ndaj amerikanëve krejt iu kishin gjujtë në qafë. Ramushit po duket po iu tuten se i rrehë fizikisht.”

Kelmendi e ka lidhur gjithë mbështetjen e shoqërisë për taksën, jo me kundërvënien ndaj Serbisë, por me frikën nga dajaku i Ramush Haradinajt.

Ky është statusi i plotë i Haradinajt:

E tha edhe dikush, po të tregohej Albini, Isa ose Hashimi kaq kundërshtues ndaj amerikanëve krejt iu kishin gjujtë në qafë. Ramushit po duket po iu tuten se i rrehë fizikisht.

Shqiptari është trim i madh. As Amerikës nuk i tutet. Ama dajakut – po! Dajakut i tutet!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat