A po mbyllet Bondsteel? Flasin nga Qeveria

Aktuale

A po mbyllet Bondsteel? Flasin nga Qeveria

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:37
Bondsteel

Dje ka pasur një takim ndërmjet krerëve të shtetit të Kosovës dhe Këshillit për Siguri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas këtij takimi, kanë dalur qëndrime të ndryshme nga skena politike në vend.

Madje sot në media u raportua se në takimin e djeshëm të mbajtur nga krerët e shtetit me delegacionin e SHBA-ve është përmendur edhe mbyllja e kampit ushtarak të SHBA-ve në Kosovë, ‘Bondsteel’.

Por në lidhje me këtë temë, ka folur shkurt shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi.

Ai ka thënë se ky takim ka hapur një fabrikë të shpifjeve, por se nuk mund të flasë për përmbajtjen e takimit.

“Nuk mund të flas për përmbajtjen e takimit, por ajo që mund të them është se ky takim ka hapur një fabrikë të shpifjeve”, tha Arifi.

E në anën tjetër kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka deklaruar se dialogu duhet të vazhdojë dhe duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore, por se ai nuk do të bindet me kërcënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat