Kategoritë e luftës mbeten pa rritje të beneficioneve

Aktuale

Kategoritë e luftës mbeten pa rritje të beneficioneve

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 21:34
Foto

Bazuar në formularin e fundit të deklarimit të pasurisë, ai përfiton 3 mijë e 825 euro në vit nga ky beneficion, me një shkallë invaliditeti prej mbi 30%.

Por, ai thotë se këtë shumë të parave e ndan në bursa për studentë.

Haxhiu shpreh pakënaqësitë që kategoritë e luftës nuk janë përfshirë në rritjet e pensioneve që janë bërë nga Qeveria.

Deputeti Haxhiu, që është edhe ligjërues në UP, rikujton se rishikimi i lartësisë së pensioneve, parashihet me Ligjin për Kategoritë e Dala nga Lufta. 

KTV-ja ka pyetur në Ministrinë e Financave lidhur me nenin 24 të këtij ligji, që parasheh se kjo e fundit mund t’i propozojë qeverisë ndryshime në lartësinë e pensioneve, por në një përgjigje me shkrim, kanë sugjeruar që pyetjet e njëjta t’i dërgohen Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

E, ministri që udhëheq këtë dikaster, Skënder Reçica, ka theksuar në një nga raportimet e tij para komisioneve parlamentare se brenda mundësive buxhetore, do të mund të ketë ndryshime edhe në beneficionet për kategoritë e luftës.

Qeveria e Kosovës, më 19 shkurt, mori vendim për rritjen prej 20% të pensioneve bazike, 15% kontribut-paguesve dhe 20% për pensionet e parakohshme për ish-punëtorët e kombinatit Trepça.Derisa, të paktën në tri vitet e fundit, kategoritë e dala nga lufta, në veçanti invalidët e luftës, u janë drejtuar me kërkesa qeverive Mustafa e Haradinaj, për rritjen e beneficioneve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat