Limaj dhe Ahmeti: Taksa të negociohet – po na e kërkojnë edhe miqtë

Aktuale

Limaj dhe Ahmeti: Taksa të negociohet – po na e kërkojnë edhe miqtë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 00:37
Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Bashkëdrejtuesi e Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti kanë thënë se fillimisht duhet të zgjidhet problemi me taksën që të shkohet në dialog.

“Edhe sot amerikanë na thanë se nuk përkrahim ndonjë opsion për territorin. Nuk është që ne përkrahim këtë apo atë opsion. Nuk kemi marrëveshje të preferuar, thanë. Por çfarë po ju themi ne është: se po frikohemi edhe nga ju. Kam bindjen se Serbia të na kërkoj falje është kërkesë e drejtë, por që më shumë jam që çdo krim të zbardhet. Jam më i interesuar që Serbia të na i paguajë dëmet”, ka thënë Ahmeti.

“Ne përkrahjen e Amerikës e marrim të garantuar. Kushdo që mendon se Amerika na do se jemi shqiptarë gabon, ka interesa sikurse ne. Dështimi në Interpol është veç pse disa vende që i kemi marrë të garantuara se do të na ndihmojnë. Njohjet që na kanë ardh kanë ardh pas lobimit intensiv të Amerikës”, është shprehur ai në Zona e Debatit.

“Do të ishte mirë të negociohet taksa. Kjo nuk garanton marrëveshje përfundimtare. S’po duam që të na bëjnë favore e kanë interes. Edhe ne e kemi interes njohjen”.

Më tej Limaj ka thënë se fillimisht duhet zhvilluar bisedime të brendshme pastaj ato të jashtme.

“S’është me rëndësi çfarë thuhet jashtë. Vazhdoj të besoj se rruga e negocimit të taksës është zgjidhja me kërkesa specifike. Edhe miqtë tanë këtë po e kërkojnë. Shpresoj që gjetja e zgjidhjes e këtij problemi do të na hapte perspektivë drejt dialogut. Kështu nuk ka kuptim as delegacioni shtetëror. Taksa nuk duhet të lidhet me njohje. T’i zgjidhim problemet me taksën të shkojmë drejt dialogut. Ne jemi për negocimin e taksës dhe është e vetmja rrugë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat