“Ramushi s’ka çka i bën Tahirit, Gashit e Radojçiqit, në botë normale as kryetar katundi nuk ish zgjedh"

Aktuale

“Ramushi s’ka çka i bën Tahirit, Gashit e Radojçiqit, në botë normale as kryetar katundi nuk ish zgjedh"

Nga: A.ZH Më: 1 mars 2019 Në ora: 01:00
Ramush Haradinaj

Analisti politik në Institutin GAP Agron Demi, i ka reaguar ashpër kryeministrit Ramush Haradinaj.

Demi në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj nuk mund t’i bëjë asgjë Labinot Tahirit, pasi sipas tij, ky i fundit e kushtëzon kush me qenë ministër.

Njëjtë sipas tij, veprojnë edhe Dardan Gashi dhe Milan Radojçiqi, përcjell Bota sot.

Demi ka pyetur se si mund të kërcënohet me izolim ndërkombëtar, Haradinaj, që sipas tij, në një botë normale, nuk do të mund të zgjedhej as kryetar katundi.

Postimi i Demit:

Ramushi s'ka çka i bënë Labinot Tahirit kur e kushtëzon se kush me qenë ministër, s'ka çka i bon Dardan Gashit që e ka në dorë një votë në parlament, s'ka çka i bënë Radojçiçit se ai vendos për koalicionin...se për SHBA as që ja ninë.

Qysh mundesh me kërcënu me izolim ndërkombëtar dikend i cili në një botë normale as kryetar katundi nuk kish mund me u zgjedhë?!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat