Serbia vazhdon fushatën, i shkruan letër Interpolit: Mos e pranoni Kosovën - Bota Sot
Serbia vazhdon fushatën, i shkruan letër Interpolit: Mos e pranoni Kosovën

Aktuale

Serbia vazhdon fushatën, i shkruan letër Interpolit: Mos e pranoni Kosovën

Nga: F.B. Më: 1 mars 2019 Në ora: 09:27
Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stevanoviq ka kërkuar nga krerët e Interpolit që kjo organizatë të mos shqyrtojë përsëri kërkesën e Kosovës për pranim, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Ai i ka dërguar letër sekretarit gjeneral të Interpolit, Jurgen Shtok dhe kryetarit të Interpolit Kim Gjong Jang.

“Nga mbajtja e Kuvendit të përgjithshëm të Interpolit në vitin 2018 në Dubai nuk ka ndodhur asnjë ndryshim që do ndikonte në vendimin e kaluar për mos pranim të Kosovës. Ndryshimi i vetëm është në favor të Serbisë, sepse është rritur numri i vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës”, ka thënë Stavanoviq.

“Pranimi si anëtar në Interpol është e rregulluar me kushtetutën e Interpolit dhe rezolutën për pranim, prej nga qartë shihet se pranimi bëhet vetëm për shtete. Vendosja në rend dite i pranimit do të politizoj punën e organizatës profesionale policore dhe është në kundërshtim me kushtetutën e Interpolit”, tha ai.

Ai përkujtoi se sipas kushtetutës së Interpolit “ndalohet ashpër që organizata të ndërmarr ndonjë intervenim të natyrës ushtarake apo politike apo religjioze”, në kohën që statusi i krahinës është përcaktuar me rezolutën 1244 të OKB-së që Interpol duhet të respektoj.

“Shqyrtimi i kërkesës së të ashtuquajturës Kosovë do sjell te vendosja e Interpolit në aktivitete të natyrës politike dhe instrumentalizimin e saj për qëllime politike. Një nga dëshmitë nga këndvështrimi ynë është refuzimi në vitin  e kaluar i pranimit të Kosovës, andaj duhet të merret parasysh qëndrimi i Serbisë dhe të mos shqyrtohet fare kërkesa për anëtarësim në Interpol”, përfundoi Stefanoviq.

Përveç sekretarit dhe kryetarit Stevanoviq letër iu ka dërguar edhe anëtarëve të Komitetit ekzekutiv me lutjen që të votojnë kundër.

Kosova ditë më parë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesën për pranim në bazë të procedurave të parashikuara. Komiteti do shqyrtojë dhe vendos në rend dite, ndërsa për pranim duhen 2 të tretat e anëtarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat