Thaçi: Ideja për shkëmbim të territoreve vjen nga ata që e ndihmuan Milloshevicin dhe kanë mik Radojcicin

Aktuale

Thaçi: Ideja për shkëmbim të territoreve vjen nga ata që e ndihmuan Milloshevicin dhe kanë mik Radojcicin

Më: 1 mars 2019 Në ora: 12:09
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për territorin e Kosovës , të premten, para diasporës shqiptare.

Ai tha se kurrë nuk do të ndodh shkëmbimi i territorit të Kosovës, ndërkohë që tha se nuk ka njeri që e ndal në angazhimin për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Diasporës i tha se kishin rol të jashtëzakonshëm veçanërisht gjatë luftës së UÇK-së. U tha atyre se u janë mirënjohës gjithmonë që kanë ndarë edhe kafshatën e tyre për ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

U deklarua i bindur se askush nuk do të mund ta cenojë as Trepçën, as Ujmanin dhe asnjë cep të Republikës së Kosovës.

Thaçi: Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodh

“Shkëmbimi i territoreve që keni dëgjuar shumë gjatë kësaj vere, kurrë nuk do të ndodh. Se shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do të lejojmë që të bëjë pazar me kauzën kombëtare. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk do të mund ta cenojë kush një milimetër të territorit të Kosovës.....për ndarje të Kosovës, dhe ekzagjerime të temave të tilla, dhe ata që flasin sot, janë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqit, janë miqtë e Radonshiqit që i kam dëbuar nga Kosova. Në anën tjerë; korrigjimi i kufijve - PO, sepse nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për realizimin e aspiratës së të drejtave legjitime të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit për bashkëngjitje me territorin e Republikës së Kosovës, pa u cenuar territori i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Image

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi derisa po merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë, deklaroi se idenë për ndarje dhe shkëmbim territoresh e përmendin, vetëm ata që ndihmuan Milloshevicin dhe kanë miq si Radojcici.

Presidenti në fjalën e tij tha se, askush nuk mund ta cenojë asnjë milimetër të territorit të Kosovës, duke vënë theksin tek pasuritë e Kosovës, Trepça dhe Ujmani.

‘’Ndarja e Kosovës pa shkelur në trupin tim, nuk do mund ta cenoj askush, asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Për ndarje të Kosovës, ata që flasin sot janë ata që e kanë ndihmuar Millosheviçit, të cilët i kam dëbuar nga Kosova dhe kanë miq si Radojcici.

Askush nuk do mund të cenojë as Trepçën, as Kosovën dhe asnjë pjesë të territorit të Kosovës. Ata që flasin për ndarje të Kosovën janë miq të Milloshevic. Korrigjim të kufijve , po, por pa u cenuar territori  Kosovës,” tha Thaçi.

Image

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga samiti i diasporës në Tiranë, ka folur për të ashtuquajturin shkëmbim territoresh. 

Ai deklaroi se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as shkëmbim territoresh me Serbin dhe këto çështje i përmendin siç thotë ai, vetëm ata që ndihuan Milloshevicin dhe kanë miq si Radojcici.

‘Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk të ndodhë. Atë që dua të theksoj është kjo, shkëmbimi është pazar, asënd sdo ta lejojë të bëjë pazar.

Pa shkelur mbi trupin tim askush nuk mund ta cenojë ni milimitër të territorit të Kosovës’, tha Thaçi.

‘Për ndarje të Kosovës dhe ata që flasin janë ata që  e kanë nimu millosheviqin dhe e kanë mik një njeri si Radojcicin’, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat