Alarm: Shpenzohen rreth 10 milionë euro nga rezervat e shtetit, të martën mblidhet Kuvendi

Aktuale

Alarm: Shpenzohen rreth 10 milionë euro nga rezervat e shtetit, të martën mblidhet Kuvendi

Nga: N.Sh Më: 1 mars 2019 Në ora: 13:08
Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se, të martën do të mblidhet Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së opozitës për të shqyrtuar vendimet e Qeverisë së PAN-it, për shpenzimet që po i bëjnë nga rezervat.

Hoti thotë se Qeveria duhet me dhënë përgjegjësi për shpenzimet emergjente që janë bërë.

Hoti tregon se edhe të mërkurën është seanca tjetër e Kuvendit e thirrur nga opozita për bllokimin e KQZ-së nga presidenti.

Ja postimi i plotë:

Me kerkese te opozites, Kuvendi do te mblidhet te marten per te shqyrtuar vendimet e Qeverise se PAN-it per shpenzimet nga rezerva. Jane 8.4 milion euro shpenzime gjate vitit 2018. Dhe 1.2 mil gjate ketij viti, prej te cilave 500 mije vetem per pervjetorin e pavaresise. Qeveria e PAN-it duhet te jape pergjegjesi per keto shpenzime, te cilat jane vetem per raste emergjente.

Nderkaq, te merkuren eshte seanca tjeter e kerkuar nga opozita per bllokimin e KQZ-se nga ana e Presidentit. U bene nje vit qe Presidenti nuk e kryen obligimin e tij kushtetues per te emeruar anetaret e KQZ-se. Jane rreth 30 keshilltare komunale dhe nje deputet qe nuk mund te kryejne detyren e tyre ngase KQZ-ja nuk i certifikon. Po ashtu, stafet e grupeve parlamentare dhe te partive politike jane pa paga per dy muaj rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat