Paralajmëron eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Bondstilli, luftë brenda 48 orëve me Serbinë!

Aktuale

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Bondstilli, luftë brenda 48 orëve me Serbinë!

Nga: N.Sh Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:38
Bondstill

Profesori i Shkencave dhe eksperti i sigurisë, Avni Islami e ka komentuar lajmin se ushtarët amerikanë mund të largohen nga Bonsdstilli.

Islami, përmes një postimi në Facebook, thotë se, largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova, do të thotë luftë me Serbinë brenda 48 orëve.

Ai shton se, nuk është serioze ky paralajmërim që të largohen ushtarët amerikanë nga Bondstilli.

“Paralajmërimi i disa zyrtarëve amerikanë se mund të shqyrtohet edhe mundësia e largimit të ushtarëve nga Bondstili, nuk është serioze, kushdo që e ka thanë. Largimi i ushtarit të fundit amerikan, do të thotë: Luftë me Serbinë brenda 48 orëve”, shkruan Islami, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat