Haradinaj i dhuron klubit futbollistik “Dardania Basel” Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Aktuale

Haradinaj i dhuron klubit futbollistik “Dardania Basel” Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu

Nga: Z.B Më: 1 mars 2019 Në ora: 15:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, pjesë e rrugëtimit dhe suksesit të diasporës sonë në Zvicër është edhe klubi i futbollit “Dardania Basel”, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se, për lartësimin e vlerave të sportit dhe rinisë shqiptare, sot i dhurova klubit futbollistik “Dardania Basel” Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.

Postimi i plotë:

Pjesë e rrugëtimit dhe suksesit të diasporës sonë në Zvicër është edhe klubi i futbollit “Dardania Basel”, që pos suksesit në futboll janë shndërruar në adresë që tubon shqiptarët. Për lartësimin e vlerave të sportit dhe rinisë shqiptare, sot i dhurova klubit futbollistik “Dardania Basel” Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Fanellën e Xherdan Shaqirit, të cilën ma dhuroi vëllau i tij, Arianiti, trajneri i klubit, premtova se do ta mbajë gjatë Gjysmëmaratonës së Prishtinës në prill të këtij viti.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat