Haradinaj: Shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik

Aktuale

Haradinaj: Shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik

Nga: Z.B Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:32
Ranush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Tuz, ata po dëshmojnë pjekuri për të udhëhequr me pushtetin lokal në këtë komunë, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se, iu bëj thirrje të gjithë votuesve shqiptarë në komunën e Tuzit, që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 3 mars

Postimi i plotë:

Shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një çasti historik. Me bashkimin e subjekteve politike shqiptare në Tuz, ata po dëshmojnë pjekuri për të udhëhequr me pushtetin lokal në këtë komunë. Iu bëj thirrje të gjithë votuesve shqiptarë në komunën e Tuzit, që t’i përgjigjen masovikisht zgjedhjeve më 3 mars, që përmes votës ta fuqizojnë pozitën e tyre.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat