Burjani: Me u marrë me këtë kryeministër është e kotë, ai duhet të largohet urgjentisht nga posti

Aktuale

Burjani: Me u marrë me këtë kryeministër është e kotë, ai duhet të largohet urgjentisht nga posti

Nga: Z.B Më: 1 mars 2019 Në ora: 19:41
Blerim Burjani

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, edhe pas vizitës të delegacionit amerikan nuk ka ndryshime për taksën.Edhe pse sugjerimet amerikane se taksa doganore e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, duhet suspenduar, për t’i dhënë rast vazhdimit të dialogut, ende nuk e kanë bindur kryeministrin e Kosovës.

Ndërsa në lidhje me këtë analisti Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, me u marrë me këtë kryeministër është e kotë, ai duhet të largohet urgjentisht nga posti. “Shkarkimi duhet të ndodhë java që vjen, jo kuvendi të merret me gjëra si KQZ por me taksën dhe keqësimin e raporteve me SHBA –të dhe BE- në , duhet të dihet prioriteti , a janë KQZ-ja cirku i PSD-së që duket plotësisht të jetë jo serioze”, ka thënë analisti Blerim Burjani

Burjani tutje ka shtuar se, marrja me KQZ-në është marrja me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe me zgjidhjen e problemeve të krijuara.

“Pra jo serioze është marrja me KQZ-në në gjendjen aktuale ,PSD duket të jet jo serioze dhe e pa sinqert në temën që është taksa. PSD-ja ka marrëveshje të fshehtë për koalicion në zgjedhje të jashtëzakonshme me AAK”, shtoi Burjani

Ai tha se, PSD-ja e ka idenë të hy në koalicion dhe duket se do të kërkojnë zgjedhje të reja .

“PSD e ka idenë që të hyjë në koalicion dhe duket se do të kërkojnë zgjedhje e jo rënie të qeverisë përderisa PDK-ja nuk do tua jep atë kënaqësi andaj nuk është e rastit takimi i Mustafa –Thaçi”, përfundoi analisti Burjani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat