Amerikës ia kam frikën kur dikush nga ne shkon e i rrenë, thotë Haradinaj

Aktuale

Amerikës ia kam frikën kur dikush nga ne shkon e i rrenë, thotë Haradinaj

Më: 1 mars 2019 Në ora: 21:41
Ramush Haradinaj

“Amerika sa për taksë kurrë se heq ushtrinë, mos u mërzitni. Nëse ka plan t’i heq do t’i hiqte me taksë e pa taksë. “Bond Steel” hiqet vetëm nëse Amerika e ka në planet e saj globale këtë. Nuk e merr këtë venidm lidhur me këtë, për natyra tjera mundet. Këto vendime merren ndryshe, sepse kanë të bëjnë me sigurinë globale”, ka thënë Haradinaj për televizionin publik.

Ai ka thënë se i vjen keq që spektri politik në vend është i ndarë për taksën, ndërsa pa përmendur emra, ka thënë se dikush nga politikanët kosovarë i ka paraqitur ndryshe punën SHBA-së, sa i përket çështjes së dialogut.

“Amerikës ia kam frikën kur dikush i yni shkon e rren. Ky është rreziku i vetëm. Rreziku nuk është Amerika, as Evropa, por jemi ne. Situata është kështu si është. S’ka si të ketë koordinim me dikë që del jashtë Kushtetutës. Më vjen keq që jemi ndarë kështu. Po të ishim bashkë për taksën do ta ndritnim Kosovën një shkallë më lartë në raport me Serbinë, Evropën, Amerikën”, ka thënë Haradinaj.

“Dalja është që të bashkohemi për taksën si për Trepçën. Amerika nuk e ka kundër neve. Ne e kemi ven në lajthitje. Për ushtrinë ishim unik, u zgjidh problemi. Ju bëjë thirrje të gjithëve që të bashkohemi.

“Unë s’kam marrë vendim anti-kushtetues për taksën. Veprimi është ligjor, demokratik i drejtë. Edhe CEFTA e parasheh. Trump po merr kësi vendime, po i vë sanksione Kinës, Iranit, e Rusisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat