Bilall Sherifi: Taksa hiqet kur të pushojnë arsyet pse është vendosur

Aktuale

Bilall Sherifi: Taksa hiqet kur të pushojnë arsyet pse është vendosur

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:03
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket taksës ndaj produkteve serbe.

Sherifi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ende nuk kanë pushuar arsyet pse është vendosur masa ndaj produkteve serbe e boshnjake.

“Që nga momenti kur është vendosur kjo masë, NISMA ka pasur një qëndrim zyrtarë dhe formal: Taksa hiqet kur të pushojnë arsyet pse është vendosur ajo. Tani ka dalë në publik nocioni se taksa do të suspendohet”, tha ai.

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate ka thënë se NISMA nuk ka ngulë thikë për taksën, por që nga fillimi asnjëherë nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.

“NISMA që nga fillimi asnjëherë nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kësaj çështje. NISMA as nuk ka ngulë thikë e as nuk ka prekur thikë me dorë, se lëre më të ngul thikë. Vazhdojmë të mendojmë se taksa dhe dialogu janë dy çështje të ndryshme”.

Sherifi ka thënë se është e ditur që Serbia ka vendosur kusht që të hiqet taksa për të vazhduar bisedimet, por sipas tij amerikanët nga Kosova po kërkojnë kërkesat që ne kemi për t’u hequr taksa.

“Dialogu duhet të sjellë njohjen, asgjë më pak se njohje. Serbia ka vendos kusht që nuk vijnë në tavolinë për të biseduar pa u hequr taksa”.

“Amerikanët kanë thënë se jemi të gatshëm të dëgjojmë kërkesat e juaja të cilat i keni për t’ia përcjellë Serbisë, me kusht që taksa të suspendohet. Pra, nuk janë duke kërkuar që taksa të hiqet vetvetiu”, deklaroi ndër të tjera Bilall Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat