Haradinaj për taksën: Po të mos ishte kusht i Vuçiqit ndoshta do ta tërhiqnim

Aktuale

Haradinaj për taksën: Po të mos ishte kusht i Vuçiqit ndoshta do ta tërhiqnim

Më: 1 mars 2019 Në ora: 22:13
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ata që po e kritikojnë sot për kundërshtimin që ta pezullojë taksën, jo shumë kohë larg i dolën kundër Amerikës kur deshën që ta shfuqizonin Gjykatën Speciale.

“Për Gjykatën Speciale nuk e dëgjonin Amerikën. Donin që ta shfuqizonin për interesa personale. Amerika na ka godit edhe në të kaluarën nuk po ndodh për herë të parë që s’po marrim viza. Kurrë shqiptari s’është kundër Amerikës, që është shqiptar. Nuk jam veprime kundër Amerikës. E pengojnë Rusinë të avancojë në Kosovë. Nuk i bëj kalkulimet në të thatë. Nuk është i rastësishëm ky moment”, ka thënë Haradinaj

“Tre javë na kanë thënë gjuani pushkët e këqija, pranoni autonomi 20 vjet më parë. Deri sot kemi arrit pa arrogancë, pa ju bërë lojë prapa shpinës. Askush i Amerikës nuk mund të më thotë se e kam rrejt prapa shpinës. Nuk mund të dorëzohem të Vuçiqi e Putini. Mos të kish qenë kusht i Vuçiqit ndoshta e kishim tërheq”, ka thënë ai për televizionin publik.

Haradinaj ka thënë se Amerika e ka vlerësuar gatishmërinë e Kosovës që të bëjë ushtrinë kur të gjithë ishin bashkë.

“E ka vlerësuar se po doni dhe po dini të bëni ushtroni, bëjeni. 20 vjet kanë shkuar edhe amerikani tha “Yes” për ushtrinë. Pa të është zor të ecet përpara. E ka pa se e kemi 100% edhe na ka përkrahë. Amerika është garant i botës, jo veç i Kosovës e Serbisë. Serbia i ka veshët e tërhequr. Amerika të do sa e do ti vetën, sa e respekton ti veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat