‘Thaçi akuzoi Berishën dhe Rugovën për lidhjet me Millosheviqin, por ai pikërisht ka agjendën e tij’

Aktuale

‘Thaçi akuzoi Berishën dhe Rugovën për lidhjet me Millosheviqin, por ai pikërisht ka agjendën e tij’

Nga: D.RR Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:31
Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha

Anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta në Kosovë, Sali Rexhaj, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar qasjen e presidentit Thaçi karshi ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, të cilin e akuzon se e ka ndihmuar Millosheviqin të merrte naftë nga Shqipëria, si akuzat për presidentin historik Ibrahim Rugova, të cilin e shpalli tradhtar.

Rexhaj shkruan se, këto qëndrime të Thaçi janë të pavërteta dhe se ai vet e ka agjendën e Millosheviqit për një Serbi të Madhe në Ballkan.

Postimi i plotë:

Akuza se Sali Berisha e ka ndihmuar Millosheviqin është e njëjtë me akuzat se Rugova shkoj me dëshirë ne Beograd gjate bombardimeve, kur Thaqi & Co e shpallen tradhtar, kurse sot i përkulen te varri.
Është fakt se ka pase kontrabandim te naftes gjate viteve 90, po kjo pune ka ndodhe mes kontrabanduesve shqiptar e malazez ne sasi te vogla. Furnizimin me nafte Millosheviqi nuk e ka pase problem. Ka marre nafte me tankera nga Greqia e Rumania si dhe e ka pase rafinerine e vet te naftes ne Panqeve.
Kjo eshte akuza me absurde qe i behet Berishës, madje nga Thaçi i cili sot ka ne agjende mu planet e Millosheviqit per Serbi te Madhe ne Ballkan, ne dem te Kosoves si shtet e shqiptarve si komb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat