Nitaj “nxehet” me Bahtirin, pasi e kritikoi kryeministrin Haradinaj!

Aktuale

Nitaj “nxehet” me Bahtirin, pasi e kritikoi kryeministrin Haradinaj!

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:20
Ramush Haradinaj dhe Muharrem Nitaj

Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit nuk po i pëlqen aspak neglizhimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj, sa i përket idesë së tij rreth bashkimit të dy Mitrovicave.

Madje, Bahtiri ka shkuar aq larg saqë ka kërkuar nga Haradinaj që mos ta shfrytëzojë Kosovën për poena politike.

“Nuk e  di çka nuk po don kryeministri i vendit dhe mos ta lidh çështjen e Kosovës me çështje partiake, ju kisha lut kryeministrit le të largohet nga partia dhe le t’i shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës, e jo të marri poenë politikë partiak, pasi kjo është e turpshme”, ka thënë Bahtiri.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar bashkëpartiaku i Haradinajt, deputeti Muharrem Nitaj. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se Bahtiri më e rrugës do të ishte të merrej me çështjet e tija lokale.

“Agim Bahtiri le të shohë të udhëheqë me komunën brenda mandatit që e ka e ku premtimet e tij për qytetin, në erë kanë qenë e në erë kanë mbetur”, është shprehur ai.

Sipas Nitajt, politikat nacionale janë tjetër shkollë dhe vështirë që ato janë në kapacitetin e Bahtirit.

“Të bësh peticione për gjoja bashkimin e Mitrovicës, do të thotë se je pajtuar se Mitrovica është e ndarë, por atje janë dy komuna të së njëjtës Mitrovicë”, është shprehur ai, duke shtuar se më e shëndetshmja do të ishte të mos merrej fare me deklaratat e Bahtirit.

“… por meqë po kërkoni, është ironike se kush ia kujton Ramush Haradinajt, interesin e Kosovës dhe kush flet për poena politik.  Njeriu e ka të vështirë të analizojë profilin politik të Agim Bahtirit e të mos shkretojë, prandaj nuk po flas hiq”, ka deklaruar Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat