Blerta Deliu, Haradinajt: Pse bash Vlorën?

Aktuale

Blerta Deliu, Haradinajt: Pse bash Vlorën?

Më: 2 mars 2019 Në ora: 14:34
Ramush Haradinaj dhe Blerta Deliu

Pak orë pasi Ramush Haradinaj e quajti Vlora Çitakun si ambasadore që mbron interesat e Hashim Thaçit, ka ardhur reagimi i PDK-së.

Blerta Deliu i ka dalur në mbrojtje ambasadores Çitaku të cilën e quajti si krenari të Kosovës.

“Vlora Çitaku është njëra prej prej diplomateve më të denja shqiptare dhe jo vetëm kosovare.

Në mesin e krejt diplomatëve Ramush Haradinaj paska zgjedhë me e goditë Vlorën.
Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës” shkruan Deliu në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat