Flet gruaja e Abid Jasharit, fajëson vëllanë e saj për vrasjen e burrit

Aktuale

Flet gruaja e Abid Jasharit, fajëson vëllanë e saj për vrasjen e burrit

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:20
Gruaja e Abidit, Selvie Shkodra-Jashari, ka akuzuar vëllain dhe djalin e vëllait të saj për vrasjen e bashkëshortit. 

Gruaja e 34-vjecarit, Abid Jasharit, që u vra të mërkurën në Prishtinë ka folur rreth rastit që tronditi kryeqytetit.

Djali i vëllait të gruas së Abidit u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimet që kishte vrarë dhëndrin.

Ndërkaq babai i të arrestuarit e ka mbrojtur djalin e tij, duke treguar se si kishin pasur konflikte të moçme me dhëndrin që u vra të mërkurën.

Gruaja e Abidit, Selvie Shkodra-Jashari, ka akuzuar vëllain dhe djalin e vëllait të saj për vrasjen e bashkëshortit. 

Derisa vëllai i Selvies kishte thënë për media se do të kujdeset për tre fëmijet të cilëve iu vra babai, e veja e Abidit ka refuzuar ndihmës që ia ka dhënë vëllai.

Ajo e ka fajësuar vëllain e saj, Baki Shkodren, se e ka shtyrë djalin e tij t’ia vras asaj bashkëshortin.

“Ai realisht baben e tyne e kom shti n’dhe [prej dores e gojes tij, une jam kercnu, I kam incizimet…nuk munet fmija jem me jetu me nji njeri që ja ka vra babën…normal krimin e ka kry djali, ama shtytës u kanë ai”, ka thënë ajo për T7..

Selvia ka dhënë edhe një version për konfliktet që më para kishte pasur burri me vëllain e saj.

 “U kanë jashtë, ka hi mrena edhe ka nis me fol shumë keq e me bertit, edhe m’ka shty te shkalltë, kom mujt me hup fmijën jom kanë shtatëzane me djalin. M’ka nal burri edhe motrat edhe kom pshtu. Tani burri e ka kap per fyti edhe I ka thanë cka po ban kshtu, ama rrahje nuk u ka ndodhë”, ka rrëfyer Selvia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat