Kusari Lila i jep mbështetje kësaj proteste

Aktuale

Kusari Lila i jep mbështetje kësaj proteste

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:40
Mimoza Kusari Lila

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari Lila, i ka dhënë mbështetje protestës së thirrur nga shoqëria civile kundër ndërtimeve të larta rreth kullës së “Sulejman Vokshit” në Gjakovë.

Protesta pritet të zhvillohet me 4 mars para Kuvendit Komunal në Gjakovë duke filluar nga ora 09:30.

Me organizimin e shoqërisë civile dhe tre partive opozitare në Gjakovë, është mbajtur sot një diskutim i hapur me qytetarët e Gjakovës, në lidhje me kullën e lartpërmendur.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë ekspertja trashëgimisë kulturore Gjejlane Hoxha, profesori i letërsisë Arben Hoxha si dhe urbanisti Xhelal Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat