Kusari-Lila e quan të dobët Haradinajn: Vlora Çitaku është në nivelin më të lartë të përfaqësimit në SHBA

Aktuale

Kusari-Lila e quan të dobët Haradinajn: Vlora Çitaku është në nivelin më të lartë të përfaqësimit në SHBA

Më: 2 mars 2019 Në ora: 18:39
Ramush Haradinaj dhe Mimoza Kusari

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në një intervistë ka folur rreth deklaratës së sotme të kryeministriT Ramush Haradinaj i cili e quaji  Vlora Çitakun  ‘ambasadore të Thaçit në SHBA, e jo të Kosovës’. Kusari-Lila e vlerëson si deklaratë shumë të ulët, duke thënë se ai ka treguar edhe njëherë dobësinë e vetë.

Deputetja opozitare nga radhës e Alternativës ka thënë se Haradinaj nuk është ai që duhet bërë këto vlerësime. Madje sipas saj, Vlora Çitaku është është një prej ambasadoreve me performancën më të mirë deri më tani në vendet e huaja.

‘’Ishte një deklaratë tepër e ulët. Në fund të ditës nëse ai e konsideron që ka probleme në performancën e zonjës Çitaku, i ka gjitha kompetencat për me marrë hapa. Por unë konsideroj që drejt pozicionit të tij, ai ka treguar edhe njëherë dobësinë e vetë. Kryeministri Haradinaj nuk është ai që duhet me bë vlerësim për ambasadorët e tij por duhet me marrë vendime. Në rastin e tillë, ai tregon dobësinë që ai e ka dhe që e ka shpërfaqë me fillu me performancën e një ambasadoreje që ndoshta deri më tash prej asaj që është vlerësuar edhe prej opinionit publik edhe prej paraqitjeve të saja, ndoshta është në nivelin më të lartë të përfaqësimit që e kemi në shtetet e huaja, në veçanti në një vend siç është Amerika’’, ka thënë Kusari-Lila.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot tha se ambasadorja Vlora Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi.

Sipas tij,  është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë Haradinaj.

Por në një reagim të gjatë pasdite, ambasadorja Vlora Çitaku thotë se ndjehet krenare se gjatë punës së saj, ka arritur të sigurojë mbështetje në SHBA për FSK’në. Thotë se ‘nuk është njeri pa gabime’ por se ‘punën e saj është munduar dhe mundohet ta kryejë me përkushtim’.

Çitaku thotë se ajo nuk është fajtore ‘pse skena politike në Kosovë po kalon në momente jo të mira’.

Përmend edhe raportet jo të mira mes Kosovës dhe SHBA’së aktualisht, duke thënë se ‘po mundohet që të punojë qe kjo të mos shkaktojë asnjë dëm strukturor’.

Më pas, Çitaku thotë se është ambasadore e Kosovës dhe se ‘Haradinaj është kryeministri im’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat