Detaje të reja rreth vrasjes së Abid Jasharit. Flasin gruaja, vëllai i të vrarit dhe babai i të dyshuarit për vrasje

Aktuale

Detaje të reja rreth vrasjes së Abid Jasharit. Flasin gruaja, vëllai i të vrarit dhe babai i të dyshuarit për vrasje

Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:47
Abid Jashari

Familjarët e të ndjerit dhe të dyshuarit për vrasjen kanë versione të ndryshme për arsyet e vrasjes

Është dita tretë e të pames së hapur për vdekjen e Abit Jasharit.

E pas vrasjes së tij në Prishtinë, po vazhdojnë reagimet brenda familjes së të ndjerit dhe të të dyshuarit për vrasjen e 33 vjeçarit.

Është bashkëshortja e Jasharit, Selvija ajo e cila në ditën e tretë të së pames për të ndjerin, po akuzon vëllain e saj, Baki Shkodrën për nxitjen e djalit të tij Besnikut për të kryer vrasjne. 

“Ai realisht baben e tyne e kom shti n’dhe prej dores e gojes tij, une jam kercnu, i kam incizimet…nuk munet fmija jem me jetu me nji njeri që ja ka vra babën…normal krimin e ka kry djali, ama shtytës u kanë ai”.

Sipas Selvijes, motivi i vetëm i vrasjes ka qenë një rrahje mes të ndjerit Jasharit, dhe nipit të saj, Besnikut.

“Vetëm për një rrahje ka ndodhë vrasja… për ni vrasje që nmomentin kur ka ndodhë m’ka thirr vllau m’ka thanë, s’ka me met kshtu… une kom me ardhë ekstra me vra se ma ka rreh djalin..”.

Nëna e 3 fëmijëve thotë se humbja e bashkëshortit i ka shkaktuar edhe vështirësi për mbajtjen e familjes.

“Se po ni edhe spekulime që thojnë jo tradhtia, kto s’qendrojnë se me kanë ashtu nuk isha sot në shtëpinë e kunatit… jam ktu per t’pame ama une jetoj me qira… mu ma kanë vra shtyllën e shpisë, dje nuk ka hi nji xhenaze por 5…”.

Ndërkohë, edhe vëllai i të ndjerit shprehet i shqetësuar për deklarimet e palës tjetër.

“Absolut nuk ka tentu kërkush me kërku falje, as keqardhje…’.

E për këto reagime, ka folur edhe babai i të dyshuarit për vrasje, njëkohësisht vëllai i Selvijes, Baki Shkodra.

 Ai ka thënë se motra bashkë më familje ka jetuar bashkë me të.

E ishte  pikerisht i ndjeri, sipas  Jasharit ai e kishte sulmuar vetë Besnikun.

Shkodra thotë se dhëndri i tij i ndjerë bashkë më djalin e tij të vogël ishin sjellë keq me Besnikun. 

Në anën tjetër ai tregon se i kishte shprehur ngushëllime familjes Jashari, por këta nuk e kishin pranuar njeriun që Shkodra kishte dërguar për kryeshëndosh.

Ndryshe, Abit Jashari u qëllua me armë zjarri në veturën e tij derisa po qarkullonte me veturën e tij në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat