Oso Kuka i ri! Thaçi përballë topave e tankeve serbe në Bërnjak e Jarinjë!

Aktuale

Oso Kuka i ri! Thaçi përballë topave e tankeve serbe në Bërnjak e Jarinjë!

Nga: N.Sh Më: 3 mars 2019 Në ora: 10:53
Hashim Thaçi

Publicisti Bajram Kabashi përmes një shkrimi në Facebook, e ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili në Samitin e Diasporës në Tiranë ka fajësuar të tjerët për idenë serbomadhe, ndarjen e Kosovës.

Kabashi thotë se, Thaçi ua hodhi gërshëret për ndarjen e Kosovës, tgë tjerëve, por nuk foli për integritetin e vendit të vet, as për Kushtetutën e vendit, as për Ushtrinë e Kosovës, por thotë që u shndërrua në “OsoKukë”, duke dalur para topave e tankave të pushtuesit serb në Bërnjak e Jarinjë.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Më la pa fjalë "Presidenti" kur foli në samitin e Diasporës në Tiranë, dhe kur gërshanët (gërshërët) e tij për ndamjen e Kosovës ua hodhi të tjerëve, sikur të tjerët e kishin përhapur këtë "ide" dhe kishin folur "gjatë verës" për atë ide serbomadhe ! Më lanë pa fjalë edhe ata që duartrokisnin, të orkestruar si me aparatin për ndërrimin e kanaleve televizive ?
"Presidenti" nuk foli as për integritetin e vendit të vet , as për Kushtetutën e vendit, as për ushtrinë e Kosovës ,- që vet ia ka "ndalue" të shtrihet në atë pjesë të vendit tonë në bisedimet e Brukselit në vitin 2013 , si e vetmja që mundet e duhet t'i mbrojë kufinjt e rendin kushtetues, por u shndrrua në "OsoKukë" që fluturon si Superman , pra si një Tarzan që e qet trupin e vet para topave e tankeve eventuale të pushtuesit serbomadh, në Bërnjak e Jarinj?!!
Eh, "President" Rrenci , he "Vodja Siptara" ! A nuk ishte NATO që ia përkujtoj Kosovo*s , që ti o i shkreti për mend e ke nënshkrue në Bruksel që ushtria e Kosovës (e ardhshme, në atë kohë!) nuk do të shtrihet në veriun e vendit tonë ! A ka mundëso o "president"-kastraveci që edhe Ushtria e Serbisë të mos shtrihet e duket në Preshevë, Bujanoc e Medvegj që ti ore humorist tashmë do t'ia bashkëngjesish Kosovës, pjesë e së cilës ishin ...
"Presidenti" me fjalë të tjera tha , duke u përbetuar si një cirkusant i vërtetë : Vetëm mbi "trupin tim" mund të kalojnë tanket e Serbisë !
Të nesermen , i prcjellë nga Gjeniu Ismajl Sya,- si Zog Shqiptari , midis Prizrenit historik tha se do ta "ndërroj Kushtetutën" dhe do ta bashkoj Preshevën, Bujanovcin e Medvegjën, me Kosovën ?!
Mu nal' fryma !
Pra , mos harroni do t'ia bashkoj Kosovës këto hapësira të dikurshme të saj, në kufinjt administrativ që i kanë ato komuna, pra plotësisht komunat kadastraletë Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës , do të jenë tonat ...
Ooooo, hajt "president" , hajt : "Ti vetëm Merr e nuk e jep Jeppppp asnjë milimetër !!!
*
"Kopilhane ish' kan' Mileva, shpejt i hanger fjalt' e veta"!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat