Vdes fotografi i luftës në Kosovë

Aktuale

Vdes fotografi i luftës në Kosovë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 14:40
Fotografi nga lufta e Kosovës e realizuar nga Yannis Bahrakis

Yannis Bahrakis, fotografi fitues i çmimit Reuters, i cili ka mbuluar luftën në Kosovë ka vdekur dje në moshën 58 vjeçare.

Një fotografi e bërë nga Yannis gjatë luftës në Kosovë, tregon një njeri gjersa vendos trupin e dy vjeçarit Mazllum Sylmetaj, në arkivol pranë trupave të tre anëtarëve të tjerë të familjes të vrarë po ashtu nga forcat serbe.

Bahrakis e ka bërë fotografinë nga lartë dhe ka përdorur një teknikë të veçantë e cila të jep ndjesinë e lëvizjes.

Fotografia ishte shumë e fuqishme dhe trupi i fëmijës pothuajse ishte në ajër. Të jepte përshtypjen që shpirti është duke lënë trupin për të shkuar në parajsë, pati thënë Behrakis për këtë fotografi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat