Komandanti i ‘Bondsteel’ thotë se do të mbeten në Kosovë

Aktuale

Komandanti i ‘Bondsteel’ thotë se do të mbeten në Kosovë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:46
Foto

Roy Macaraeg, Komandanti i bazës ushtarake amerikane “Bondsteel” në Kosovë, në një intervistë për “Tanjug”, ka thënë se pozicioni i forcave ushtarake është bërë i ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, njoftimet në medie se forcat ushtarake amerikane do të tërhiqen nga kampi “Bondsteel”, për shkak të mos pezullimit të taksës nuk qëndron, pasi siç theksoi Macaraeg, vendimi për taksën ka qenë vendim politik.

“Ambasada Amerikane në Kosovë e ka theksuar qartë qëndrimin tonë kombëtar. Ne si KFOR, ne mbetemi të përkushtuar ndaj misionit tonë siç përcaktohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Macaraeg.

Macaraeg ka mohuar mbylljen e “Bondsteel” dhe hapjen e një kampi të ri në veri të Kosovës. Sipas tij, në veri ekziston një kamp dhe nuk do të hapet një i ri.

“Ekziston tashmë një bazë e KFOR-it në veri të Kosovës, “Camp Notting Hill”, dhe nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një të ri”, tha Makareg.

Këto reagime të amerikanëve erdhën pas disa deklaratave të politikanëve kosovarë se forcat ushtarake amerikane mund të largohen nga kampi “Bondsteel”, për shkak të mospezullimit të taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat