Fabrici: Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen për diçka të qëndrueshme dhe reale

Aktuale

Fabrici: Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen për diçka të qëndrueshme dhe reale

Nga: F.B Më: 3 mars 2019 Në ora: 18:10
Sem Fabrici

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrici, ka vlerësuar situatën ekonomike dhe përkushtimin në realizimin e reformave me të cilat Serbia mund të afrohet edhe më shumë rrugës evropiane, duke nënvizuar se Serbia nuk është në anën e errtë përderisa është në rrugën evropiane, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Duke u ndërlidhur me çështjen e dialogut dhe raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, Fabrici theksoi se “Qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar dhe ata mendojnë se duhet të arrihet marrëveshje e përhershme obliguese ë harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e BE-së”.

Ai ka nënvizuar se nuk do të komentoj idetë që qarkullojnë të caktimit të kufijve që përmendet si zgjidhje.

"Beogradi dhe Prishtina duhet të arrijnë marrëveshje për diçka të qëndrueshme edhe reale. Pra kjo ide ( e caktimit të kufijve) apo ndonjë tjetër ne nuk e komentojmë në kuptimin e përmbajtjes që do të arrihet ", tha ai.

Lidhur me taksat që ka vendosur Prishtina në nëntor të vitit që shkoi ndaj mallrave serbe, Fabrici tha se ato janë temë e veçantë dhe BE edhe më tutje mbetet në qëndrimin se ato duhet të hiqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat