Lushtaku: Gara e brendshme zgjedhore në degën e PDK-së në Skenderaj është shndërruar në një model

Aktuale

Lushtaku: Gara e brendshme zgjedhore në degën e PDK-së në Skenderaj është shndërruar në një model

Nga: Z.B Më: 3 mars 2019 Në ora: 19:49
Foto nga takimi

Ish-komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku, përmes një porsitmi në Facebook ka nhoftuar se, një përkrahja dhe pjesëmarrja e madhe që po bëhet në procesin e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shkruar se, . Gara e brendshme zgjedhore në degën e PDK-së në Skenderaj është shndërruar në një model për zgjedhjet brendapartiake dhe demokracinë

Postim i plotë:

Zemra mal po më bëhet nga përkrahja dhe pjesëmarrja e madhe që po bëhet në procesin e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës. Gara e brendshme zgjedhore në degën e PDK-së në Skenderaj është shndërruar në një model për zgjedhjet brendapartiake dhe demokracinë. Sot në nëndegët e Polacit dhe Lagjës I, në mesin e qindra delegatëve, janë zgjedhur organët e reja të nëndegëve në një konkurrencë të fortë. Ju uroj punë të mbarë e suksese të gjithë të zgjedhurve në përgjegjësitë e reja të cilat i kanë fituar. Faleminderit qytetarëve drenicas për besimin e vazhdueshëm në Partinë Demokratike të Kosovës. SL

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat