Haradinaj shoqërohet maleve me Nazim Sahitin, i njohur nga rrahja e Agron Mustafës

Aktuale

Haradinaj shoqërohet maleve me Nazim Sahitin, i njohur nga rrahja e Agron Mustafës

Më: 3 mars 2019 Në ora: 20:23
Haradinaj ka publikuar fotografi, në njërën prej të cilave shihet në shoqëri edhe me ish-shefin e Njësisë kundër Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar të dielën fotografi, në njërën prej të cilave shihet në shoqëri edhe me ish-shefin e Njësisë kundër Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti.

Ai ka postuar fotografitë në profilin e tij në Facebook, nga ecja e së dieles.

“Ecje në bjeshkët e Mavriqit dhe vizitë në familjen Zymeri”, ka qenë përshkrimi i shkurtër i albumit të publikuar nga Haradinaj.

Image

Sahiti së bashku me policin Avni Berisha u bënë të njohur për publikun pas skandalit të rrahjes se ish-shefit të PTK-së, Agron Mustafa.

“KD” pati raportuar se përkundër video-incizimeve ku shihej Sahiti duke goditur ai nuk është përfshirë në kallëzimin penal të IPK-së si i dyshuar në këtë rast.

Image

Drejtoria që ka udhëhequr Nazim Sahiti ishte përfolur vazhdimisht për sfera ndikim në raste të caktuara të hetimit të krimeve ekonomike dhe korrupsionit. Sahiti ishte larguar nga pozita, menjëherë pas ardhjes në krye të policisë të drejtorit të ri, Rashit Qalaj.

Drejtori Qalaj pati deklaruar se ndërrimi i Nazim Sahitit është bërë për të sjellë zyrtarë policor me integritet, të cilët do të ndikojnë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat