Çfarë thoshte fotografi i njohur Yannis Behrakis për foton e dhimbshme të realizuar gjatë luftës në Kosovë?

Aktuale

Çfarë thoshte fotografi i njohur Yannis Behrakis për foton e dhimbshme të realizuar gjatë luftës në Kosovë?

Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:08
Yannis Behrakis

Nuk harrohet fotografia e tij që përshkruante momentin kur një baba nga Kosova vendos në arkivol djalin e tij dy vjeçar, të vrarë në luftën e zhvilluar në fund të viteve 90’-ta.

Behrakis donte që në mënyrën më të bukur artistike, me përkushtim, t’i tregonte njerëzimit të vërtetën nga zonat e luftës dhe vendet e krizës, në mënyrë që askush të mos thoshte ditën tjetër se nuk dinte se çfarë po ndodhte atje.

“Fotografia ishte shumë e fortë dhe trupi i djalit pothuajse lundronte në ajër”, tha ai për imazhin.

“Pothuajse dukej sikur shpirti i tij po linte trupin e tij për qiejt”.
 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat