Veseli: Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam

Aktuale

Veseli: Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam

Më: 3 mars 2019 Në ora: 22:33
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar koalicionin e shqiptarëve për fitore në zgjedhjet e sotme komunale në Tuz.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se fitorja e këtij koalicioni është mesazh për shqiptarët kudo që janë: Kur bëhemi bashkë, arrijmë aty ku duam gjithmonë.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të shtabit zgjedhor, koalicioni “Malësia na bashkon” e shqiptarëve në Tuz kanë marrë 80 për qind të votave të viseve malore, ndërkohë që priten të publikohen edhe rezultate e para zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat