Murati: Urime malësorëve për fitoren në Tuz

Aktuale

Murati: Urime malësorëve për fitoren në Tuz

Nga: Z.B Më: 3 mars 2019 Në ora: 23:36
Valon Murati

Edhe ish-ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati, ka uruar shqiptarët në Tuz, për fitoren në zgjedhjet që u mbajtën sot, përcjell “Bota sot”.

Murati në Facebook ka shkruar se, fitorja e Forumit Shqiptar dhe "Koalicionit për Malësinë" është hapi i madhë por hapi i parë për një qeverisje të mirë.

Postimi i plotë:

Urime malësorëve për fitoren në Tuz. Fitorja e Forumit Shqiptar dhe "Koalicionit për Malësinë" është hapi i madhë por hapi i parë për një qeverisje të mirë. Tani është në duart e partive shqiptare të qeverisin drejt dhe të përfaqësojnë me dinjitet në qeverisjen lokale interesat e malësorëve dhe gjithë qytetarëve të Tuzit.

Ndryshe sot në Malësi janë mbajtur  zgjedhjet vendore për komunën e plotë të Tuzit.

Partit shqiptare në këto zgjedhje  i gjejmë bashkë, Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.

Rezultatet jozyrtare nxjerrin fitues pikërisht Nikë Gjeloshajn, që ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat