Veseli: Mitrovica dhe as Kosova nuk janë as me i jep, as me i shitë e ble, por as me i mbrojtë vet

Aktuale

Veseli: Mitrovica dhe as Kosova nuk janë as me i jep, as me i shitë e ble, por as me i mbrojtë vet

Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:08
KadrI Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, KadrI Veseli ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij rreth rëndësisë së ruajtjes së raporteve në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.

Veseli theksoi se orientimi i Kosovës është perëndimor.

“Kemi vetëm një perspektivë dhe një qellim. Orientimi ynë nuk është pro-perëndimor, por po e theksoj se orientimi ynë është perëndimor. Ky orientim që nuk lejon në asnjë mënyrë dhe nga askush të cenojë ftohjen ose ndarjen me SHBA-të, por as me Bashkimin Evropian” është shprehur Veseli gjatë fjalimit në lansimin e Programin Financiar për Inovacion dhe Ndërmarrësi në Mitrovicë.

Veseli komentoi poashtu edhe dialogun, marrëveshjen e mundshme përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Nuk na duhet ky debat i brendshëm për konsum duke krijuar shqetësime, frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Ne nuk duhet me u marrë me njëri-tjetrin. Ne e kemi përballë një kundërshtar, jo njeri-tjetrin, por Serbinë”.

“Mitrovica dhe as Kosova nuk janë as me i jep, as me i shitë, as me i ble por as me i mbrojtë vet. Ne më së shumti mund ta mbrojmë Mitrovicën kur jemi bashkë, dhe secili ka obligimin qytetar kombëtar. Duhet të respektojmë ligjet dhe Kushtetutën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat