Drejtori i Policisë viziton kadetët e rinj në Akademi

Aktuale

Drejtori i Policisë viziton kadetët e rinj në Akademi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:45
Foto nga vizita

Gjatë kësaj vizite të njëjtit u priten në takim zyrtar nga Drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi, me të cilin diskutuan çështje të ndryshme me interes të ndërsjellët, si dhe për trajnimin të cilin po e ndjekin gjenerata e 54-të e kadetëve të rinj.

Kadetët e kësaj gjenerate Drejtori Qalaj i inspektoi në paradën e mëngjesit si dhe iu drejtua atyre me një fjalë rasti, duke i inkurajuar ata që të japin maksimumin e tyre, të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike.

Synimi i institucioneve mbetet implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat