Milaim Zeka: Nuk janë të gjithë budalla si unë, edhe Albulena Haxhiu ka familjarë të punësuar në Vala

Aktuale

Milaim Zeka: Nuk janë të gjithë budalla si unë, edhe Albulena Haxhiu ka familjarë të punësuar në Vala

Nga: D.RR Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:11
Milaim Zeka dhe Albulena Haxhiu

Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka ka thënë se edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun ka familjarë të punësuar në Vala, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se Haxhiu ka të punësuar në Vala vëllain e saj, Oti Haxhiun, për të cilin thotë se ia punësoi Kadri Veseli në vitin 2010.

Gjithashtu, Zeka në Facebook shkruan se edhe Skender Hoti, anëtari i bordit të NISMA-së ka punësuar vajzën e tij në Vala.

Postimi i plotë:

Nuk ashte vetem Osman Ejupi...

Ashte edhe Albulena Haxhiu e VV-se

Albulena e ka vellain ne Vala, Oti Haxhiu, te cilin ja ka punesu Kadri Veseli me 2010.

Ne Ptk-Vala, nuk ashte vetem ky tipi. Ashte edhe Skender Hoti, anetar i Bordit dhe i Nismes, ka punesu vajzen e tije.

Edhe kryetareja e Bordit ka punesu kunaten...

Nuk jane dynjaja budall sikur une...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat