Avokati i Popullit tregon se për çka është ankuar Alma Lama për Hashim Thaçin

Aktuale

Avokati i Popullit tregon se për çka është ankuar Alma Lama për Hashim Thaçin

Më: 4 mars 2019 Në ora: 20:50
Alma Lama

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka bërë të ditur në Puls të KTV-së se Alma Lama është ankuar në këtë institucion për shkarkimin nga pozita e ambasadores në Itali.

Sipas Jasharit, Lama ka thënë se i është bërë e padrejtë dhe vendimi i presidentit Hashim Thaçi për shkarkim të saj është i paligjshëm.

“Ka kërkuar nga Avokati i Popullit të bëjë vlerësimin e vendimit. Ne kemi kërkuar nga ministria e Punëve të Jashtme komplet dokumentacionin dhe raportin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për të vlerësuar a ka pas shkelje apo jo”, ka thënë Jashari.

Jashari ka bërë të ditur se Lama ka dorëzuar në ankesën e saj vendimin për shkarkim, teksa ka thënë se dokumenti s’përmban arsyetime të shpjeguara mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat