Rugova: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të në fund të shtetformimit

Aktuale

Rugova: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të në fund të shtetformimit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:09
Naser Ruvova

“Fatkeqësisht, si nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, po të më thoshte dikush që do të vinim në një situatë të tillë ishte e paimagjinueshme dhe kur ia shtojmë atë që i kemi rrezikuar marrëdhëniet tona me SHBA-të. Ky koalicion a ka logjikë shtetformuese dhe përgjegjësi ndaj atyre që ia kanë besuar votën në prag të përmbylljes së etapës së fundit të shtetformimit? Vërtet është e çuditshme”.

“Kam përcjellë procese të tilla të ecjes së Kosovës, ka pasur presion nga SHBA-të edhe para lufte edhe pas çlirimit edhe pas Pavarësisë për Kosovën. Por korrespodenca nga Shtëpia e Bardhë po e lusin lidershipin e Kosovës që të gjendet një zgjidhe, që të na bindin për diçka që ne jemi pajtuar se dialogu duhet të vazhdojë. Për ne si LDK dialogu është fundament dhe logjikë e partisë”.

Rugova në Zona B të Klan Kosovës tha se mesazhet që po vijnë nga SHBA-të janë një lloj ultimatumi.

“Me këto vërjetje në diplomaci, mesazhet që na vijnë mes rreshtave janë edhe si ultimatum dhe duhet trajtuar seriozisht se kah po e orientojnë Kosovën në vitin 2019. Një politikan racional duhej të shqetësohet për këtë që po ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat