Abdixhiku: Përplasja e tre liderëve po ia ndal Kosovës ecjen e mbarë por jo skandalet

Aktuale

Abdixhiku: Përplasja e tre liderëve po ia ndal Kosovës ecjen e mbarë por jo skandalet

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:40
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së, ka thënë se përplasja mes tre krerëve të vendit po ia ndal Kosovës vetëm ecjen e mbarë, por jo edhe skandalet.

Në Interaktiv të KTV-së, Abdixhiku ka thënë se përplasja mes presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli ka sjellë situatë kaotike në vend, por që nuk po i ndal “privilegjet për ta”.

“Besoj që pjesa më e madhe e meritës së parandalimit të dialogimit për kufij është pozicionimi i opozitës. Po të mos ishte ajo s’do të kishte pengesë deri tash. Na vjen mirë që ka parti në pushtet që mendojnë njëjtë, por situata politike aktuale është kaotike. S’na konvenon një situatë si sot kur të tretë bashkë krijojnë kaos institucional dhe ky kaos çuditërisht parandalon vetëm ecjen e mbarë të Kosovës por jo skandalet tjera. Për privilegje të tyre funksionon mirë”, ka thënë ai.

Ai ka përsëritur se LDK-ja nuk do të bëhet assesi pjesë e qeverisë Haradinaj e as nuk do të ketë koalicion me PDK-në. Ka thënë se takimet e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me krerët e institucioneve duhet të shihen si normale “sepse LDK-ja është partia më e madhe në vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat