Lekaj e krahasoi me një pulë, Mimoza Kusari ka dy-tri fjalë për të

Aktuale

Lekaj e krahasoi me një pulë, Mimoza Kusari ka dy-tri fjalë për të

Më: 4 mars 2019 Në ora: 23:45
Mimoza Kusari-Lila dhe Pal Lekaj

Përmes një postimi në facebook, ministri Pal Lekaj e krahasoi me një pulë Mimoza Kusari-Lilën, duke thënë “kokoriz sa të duash”.

Ndaj këtij etiketimi ka deklaruar Mimoza Kusari-Lila, gjatë debatit DPT te Fidani.

“Kuku, kuku”, ka thënë duke qeshur Kusari, teksa pati edhe dy tri fjalë për Lekajn.

“Me etiketimet nga ai dhe soji i tij për mua e gratë në politikë, jam mësuar tashmë. Unë mbetem e vetmja grua në Kosovë që ka fituar zgjedhjet, ai mbetet i vetmi burrë që është mundur nga një grua. Më shumë nuk kam çka të shtoj”, ka thënë Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat