Thaçi merr një goditje të fort!

Aktuale

Thaçi merr një goditje të fort!

Më: 5 mars 2019 Në ora: 00:03
Hashim Thaçi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka sulmuar udhëheqësit e vendit, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kusari-Lila ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “presidenti i vendit është shkelësi më i madh i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Një dialog i gabuar i presidentit Thaçi me (Aleksandar) Vuçiqin ka sjellë në pikëpyetje kufijtë e Kosovës”, ka vlerësuar Kusari-Lila.

Ndërkaq, për kryeministrin Haradinaj, Kusari-Lila ka thënë se është i papërgatitur për të qenë shef i ekzekutivit.

“Aq shumë që e ka dashur atë pozitë, është dashur të hyjë më i përgatitur”, është shprehur Kusari-Lila.

Ajo ka vlerësuar se Haradinajt “i mungon një kapacitet i mjaftueshëm për ta udhëhequr shtetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat